Loading…

Moment drithërues: Pasagjeri në Kore të Jugut hap dyert e aeroplanit në mes të fluturimit

  • 26/05/2023 | 13:15

Moment drithërues: Pasagjeri në Kore të Jugut hap dyert e aeroplanit në mes të fluturimit

Momente të tmerrit kanë përjetuar pasagjerët gjatë një fluturimi ku janë hapur dyert e aeroplanit deri sa ishte duke fluturuar në 210 metra lartësi, shkruan Gazeta Metro.


Pasagjerët e Asiana Airlines të Koresë Jugore janë përballur me një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ku një person i cili ishte ulur afër daljes së aeroplanit kishte prekur butonat e hapjes së dyerve.

Ngjarja ka ndodhur  të premten në fluturimin e aeroplanit të linjës nga ishujt Jeju në qytetin e Daegu  në Kore të Jugut kur në mes të fluturimit personi në fjalë ka hapur dyert dhe tek pasagjerët fillon paniku.

Ekipi pilotues ka arritur ta aterojë me sukses aeroplanin dhe pa dëmtime. Në fluturim kanë qenë 194 pasagjerë të cilët ateruan të sigurt përpos 9 personave që kishin problem me frymëmarrje të cilët janë hospitalizuar pastaj.

Burri që hapi dyert është arrestuar nga policia koreane dhe do të mbahet në paraburgim./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë