Loading…
Moment emocionues: Talenti i Benficas shënon ‘het-trik’ dhe feston me vëllaun e tij që mblidhte topa në atë ndeshje
  • 15/04/2019 | 21:06

Moment emocionues: Talenti i Benficas shënon ‘het-trik’ dhe feston me vëllaun e tij që mblidhte topa në atë ndeshje

Talenti i ri i Benficas, Joao Felix, padyshim që është njeriu i momentit në Portugali. Pas het-trikut të shënuar në Ligën e Evropës, portugezi ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, transmeton Gazeta Metro.


19 vjeçari shkëlqeu në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt.

Por, ishte goli i tij i tretë që mori vëmendjen e të gjithëve. Përveç se ishte gol i bukur, ai u bë edhe më i bukur kur ai shkojë të festonte me vëllaun e tij 15 vjeçar, që ishte mbledhës i topave atë ndeshje.

Ndryshe, edhe vëllau i Joaos, Hugo Felix, është pjesë e skuadrës së Benficas për grupmoshat deri në 15 vjeç. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë