Loading…

Moment i frikshëm i cili mund të ishte fatal: Paragllajdistit i dëmtohet parashuta dhe xhiron veten duke rënë në tokë

  • 23/05/2020 | 08:57

Moment i frikshëm i cili mund të ishte fatal: Paragllajdistit i dëmtohet parashuta dhe xhiron veten duke rënë në tokë

Paragllajdisti zviceran për pak sa nuk e ka pësuar në mënyrë fatale, derisa parashuta e tij është dëmtuar dhe i futet nën këmbët e tij. Mirëpo eksperienca e zviceranit bëri që ai të shpëtojë dhe të mos e pësojë, shkruan Gazeta Metro.


Një paragllajdist ka mundur ta pësojë keq. Derisa po shijonte pamjet e natyrë mbi qiellin e Vaudit në Zvicër, këtij paragllajdisti i ndodhë e papritura.

Derisa ishte duke shijuar peisazhin e bukur të natyrës si dhe bukurin e maleve Pleiades në këtë kanton, paragllajdistit i dëmtohet parashuta.

Parashuta bie në mënyrë të shpejtë nën këmbët e tij dhe litarët e saj humbin baraspeshën, duke bërë që edhe ai vet të bie ngadalë në tokë e që mund të ishte fatale.

I gjithë trupi paragllajdistit mbulohet nga litarët e hollë të parashutës dhe kontrollimi i saj tashmë është i pamundur. Mirëpo përveç aftësive që ai kishte si dhe eksperiencën, paragllajdisti kishte edhe një parashutë tjetër rezervë me vete.

Ai e hapë atë dhe me shpejtësi më të vogël bie në tokë dhe pa pësuar lëndime të rënda.

Më poshtë keni pamjet e këtij momenti të xhiruar nga vet paragllajdisti. /gazetametro.net

Paraglider has near-fatal accident

This paraglider barely cheats death after his chute collapses! Via Newsflare

Posted by Daily Mail on Friday, 22 May 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë