Një episod i pakëndshëm ka ndodhur në ndeshjen Dortmund – Bayern në “Signal Iduna Park”. Futbollisti i verdhezinjëve, Julian Brandt, u detyrua të linte para kohe fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në kokë.
Gjithçka ndodhi në minutën e 66-të, teksa pas një përplasje kokë më kokë me Upamecanon, Brandt përfundoi në tokë pa ndjenja. Për fat të mirë, pas ndërhyrjes së shpejt të mjekëve gjëndja e futbollistit të Dortmund u stabilizua dhe teksa po dilte nga fusha me barrela u pa të mbante vetë kokën me duar.
🚨🤕 | Following a clash with Dayot Upamecano, Julian Brandt has been stretchered off, hopefully, all is well.#BVBFCB #DORBAYpic.twitter.com/eoHspcUTmC
— TFS – Top Football Show (@TopFootballShow) December 4, 2021