Loading…

Moment qesharak nga konferenca e Zemajt dhe Ahmetit: Ministri ua mbledhë “betë” gazetarëve pa maska, kryetari frikësohet nga ndonjë dënim

  • 27/10/2020 | 13:38

Moment qesharak nga konferenca e Zemajt dhe Ahmetit: Ministri ua mbledhë “betë” gazetarëve pa maska, kryetari frikësohet nga ndonjë dënim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e përbashkët me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar gazetarët që të mos shkojnë pa maska në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë.


“…Edhe mos t’shoh gazetarë pa maska në Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë Zemaj derisa duke qeshur disa prej tyre ia kthejnë se nuk janë gazetarë por kameramanë.

Në këtë situatë që u kthye në situatë qesharake u inkuadrua edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili duke qeshur kontrollon maskën dhe thotë: “Po ma futë naj dënim edhe mua”.

Ndryshe pas takimit, Ahmeti dhe Zemaj konfirmuan se nuk do të ketë mbyllje të Prishtinës, por paralajmëruan kontrolle të rrepta për ata që nuk respektojnë masat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë