Loading…

‘Momente krenarie’: Trump falendëron veten për ruajtjen e paqes në Uashington

  • 03/06/2020 | 08:42

‘Momente krenarie’: Trump falendëron veten për ruajtjen e paqes në Uashington

Presidenti amerikan Donald Trump e ka falënderuar veten për ruajtjen e paqes relative në Uashington, D.C dhe Minneapolis, ndërsa vlerësoi autoritetet për shfaqjen e “dominimit”, transmeton Gazeta Metro.


Lavdatat për veten e tij erdhën një ditë pasi policia reagoi dhunshëm ndaj protestuesve para Shtëpisë së Bardhë me gaz lotsjellës, dhe shkopinj në mënyrë që Presidenti të dilte dhe të pozonte për fotografi në një kishë aty pranë.

Trump mbajti një Bibël ndërsa media kapi imazhet e tij duke qëndruar përpara kishës historike të Kishës Episkopale të Shën Gjonit.

“D.C nuk pati asnjë problem mbrëmë. Shumë arrestime. Punë e shkëlqyer e bërë nga të gjithë. Po kështu, Minneapolis ishte i shkëlqyeshëm (faleminderit President Trump!)”, shkroi ai.

Para vizitës së tij në kishë dje, zoti Trump deklaroi se po mobilizonte burimet federale – civile dhe ushtarake – për t’iu përgjigjur protestave.

Ai tha se nëse ndonjë qytet ose shtet nuk pranoi të ndërmarrë hapa për të mbrojtur jetën dhe pronën, ai do të vendosë forca ushtarake në ato zona. Protestat mbi vdekjen e George Floyd janë zhvilluar nëpër qytete amerikane.

Ai vdiq të hënën e fundit gjatë një arrestimi nga policia e Minneapolis kur një oficer policie u gjunjëzua në qafë për më shumë se tetë minuta ndërsa injoroi thirrjet për të ndaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë