Loading…

Momente qesharake në stërvitje: Muriqi e Ujkani s’e lënë Fazlijin ta kryejë intervistën

  • 23/09/2022 | 10:15

Momente qesharake në stërvitje: Muriqi e Ujkani s’e lënë Fazlijin ta kryejë intervistën

Pak para ndeshjes që Kosova do ta luajë ndaj Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, atmosfera brenda kampit dardan duket e mirë.


Pos stërvitjeve, të përzgjedhurit e Alain Giresse gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar me njëri-tjetrin.

Një sekuencë që shkaktoi të qeshura në mes të futbollistëve ishte momenti kur Vedat Muriqi e Samir Ujkani bëhen bashkë për ta penguar Betim Fazlijin, teksa ky i fundit po jepte një intervistë.

Fazliji fillimisht u godit me top nga Ujkani, ndërsa, pak sekonda më vonë, Muriqi përkujdeset që fjalët e bashkëlojtarit të tij t’i shoqërojë me një vallëzim të çuditshëm.

E gjithë kjo situatë përfundoi me të qeshura në mes tyre.

Më poshtë gjeni këtë moment.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë