Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku edhe një herë tjetër u tregua vendimtar për skuadrën e tij, Muran. Ai dje arriti të shënoi golin e barazimit në fund të ndeshjes kundër Domzales, por paraprakisht humbi edhe penalltinë, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 63’të të takimit u akordua penallti për Muran atëherë kur rezultati ishte i barabartë 1-1, por nga pika e bardhë dështoi të realizoi ish-sulmuesi i Ballkanit.
Disa minuta më vonë Domzale kaloi në epërsi me anë të sulmuesit kroat, Ivan Durdov, i cili pastaj u ndëshkua edhe me karton të kuq pas një ndërhyrje shumë të rrezikshme.
Kur po zhvillohej minuta e 93’të e takimit ashtu siç shënonte shumicën e rasteve edhe në Superligën e Kosovës, Daku për mrekulli u gjet në zonë dhe me kokë realizoi për golin e barazimit (2-2).
Për të ky ishte goli i shtatë në dhjetë ndeshje këtë sezon në Superligën e Sllovenisë dhe njëherazi është edhe golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit slloven.
Kujtojmë se 24-vjeçari nuk mori ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve, përkundër formës të mrekullueshme që po kalon.
Momentin kur Daku humb penalltinë e gjeni në minutën e 2:52, ndërsa momentin e golin në minutën e 4:35. /gazetametro.net