Loading…

Momenti i bukur kur ish-futbollisti i cili u pensionua për shkak të lëndimit, fiton 1 milion në lotari

  • 17/11/2021 | 19:30

Momenti i bukur kur ish-futbollisti i cili u pensionua për shkak të lëndimit, fiton 1 milion në lotari

Terry Kennedy dikur konsiderohej si talent i madh i Sheffield Unitedit.


Kennedy, një mbrojtës i cili luajti përkrah Harry Maguire dikur, debutoi për klubin si 17-vjecar më 2011, transmeton Periskopi.

Mirëpo, lëndimet do ta dëmtonin progresin e tij.

Ai mungoi tërë sezonin 2011/12 pasi pësoi një lëndim në gju.

Ai arriti të rikthehet në skuadrën e parë më 2013, por lëndimet vazhduan ta afektojnë.

Në total, ai bëri 24 paraqitje për klubin dhe u lirua më 2016.

Kennedy pastaj do të kalonte periudha te Alfreton dhe Harrogate, para se të pensionohej më 2018 vetëm si 25-vjecar.

Tash 28-vjecar, jeta e Kennedyt ndryshoi totalisht më herët këtë javë kur ai zbuloi se ka fituar 1 milion funta në lotari.

Pamjet nga momenti kur atij iu tha se ka fituar janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë zemërngrohëse. /Periskopi.com/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë