Loading…

Momenti i frikshëm i përplasjes së dy makinave në Elbasan (Foto/Video)

  • 08/01/2017 | 23:03

Momenti i frikshëm i përplasjes së dy makinave në Elbasan (Foto/Video)

Aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi në Elbasan, ka qenë aq i fortë sa për nxjerrjen e viktimës nga automjeti tip “Ford” është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Dy automjetet u përplasën me njëri-tjetrin në Unazën e qytetit dhe nga ky aksident shoferi i makinës BMW ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave si dhe prezencës së akullit në rrugë. Përplasja e makinave ka qenë ballore dhe shumë e fortë.

aksi_1

Përplasja fatale ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel rreth orës 18:45 në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.

Pamje dhe foto nga ajo cfare ka ngeliur nga te dyja makinat janë publikuar nga “Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore dhe Lëvizja Pro Jetës” në Facebook.

Ndërsa një prej drejtuesve mbeti i vdekur, drejtuesi i makinës tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital.

aksi

Përplasja mes dy automjeteve ka qenë aq e fuqishme sa makina tip ‘Ford”, drejtuesi i së cilës humbi jetën mbrëmjen e sotme, pothuajse është shkatërruar plotësisht.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë