Loading…

Momenti i palakmueshëm i ndodhi Miley Cyrus në skenë: Ky është momenti

  • 03/01/2022 | 14:23

Momenti i palakmueshëm i ndodhi Miley Cyrus në skenë: Ky është momenti

Këngëtarja Miley Cyrus ka pësuar një incident gjatë transmetimit special të Vitit të Ri në “NBC”, gjatë të cilit “humbi” pjesa e sipërme e rrobave, por ia doli shumë shpejt ta kalojë këtë situatë, transmeton Gazeta Metro.


Situata e pakëndshme ndodhi pasi Cyrus performoi hitin e saj “We Can’t Stop” dhe kaloi në këngën tjetër “Party In The U.S.A”.

Teksa ecte në skenë me një fustan argjendi, në një moment ajo kapi me dorë pjesën e sipërme të fustanit i cili po i  binte dhe gati ia tregonte të gjithë gjoksin.

Në mes të refrenit të parë, këngëtarja u rikthye në skenë me një xhaketë sportive rozë, që kishte veshur në fillim të koncertit.

“Të gjithë me siguri po më shikojnë tani”, tha Miley, duke cituar këngën e vitit 2009.

“Unë prapë kam më shumë rroba veshur se sa zakonisht në skenë”, tha ajo me shaka mes këngëve, duke shtuar: “Të gjithë kemi mësuar se mund të presim gjithmonë të papriturën. Ju uroj një 2022 të lumtur dhe të shëndetshëm.”

 

Ndryshe, Cyrus e cila është tashme 29 vjeçe, njihet për paraqitjen e saj provokuese dhe nuk e ka fare problem këtë lloje paraqitje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë