Loading…

Momenti kur ekzekutohet ish-polici shqiptar së bashku me të dashurën e tij |VIDEO

  • 16/08/2018 | 19:00

Momenti kur ekzekutohet ish-polici shqiptar së bashku me të dashurën e tij |VIDEO

Report Tv publikon sot të plotë videon ekskluzive të ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, ngjarje e ndodhur në 15 korrik.

7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë. Videoja u sigurua nga gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, i cili ka sqaruar në studion e lajmeve të Report Tv se si mundi ta siguronte videon por edhe gjithë detajet e reja për vrasjen e çiftit që tronditi Shkodrën.

Në video duket qartë që autori është një dhe i vetëm. Ai afrohet qetësisht, armën e mban të ulur në fillim dhe qëllon me dorën e majtë në anën e Bërçanës. Ish-polici ka tentuar të lëvizë makinën por goditja ka qenë e menjëhershme.

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar pamjet, teksa ka renditur disa detaje të cilat zbulohen sot në pamjet ekskluzive. Në video mund të dallohet se autori ka qëlluar me dorën e majtë, një specifikë që sipas Hoxhës dallon disa nga vrasësit profesionistë në vendin tonë.

Gjëja që bie në sy është që autori shkon qetësisht tek makina. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Shkodrës ku s’ka lëvizje. Autori e ka pritur mbi 1 orë viktimën. Ka dyshime që drejtuesi i mjetit ta ketë njohur viktimën dh eta ketë përshëndetur. Makina e autorëve është afër vendit ku ndodh atentati, të hyjë brenda banesës, Bërçana duhet të kalojë në një rrugicë. Kur hyn në rrugicë, polici s’ka asnjë mundësi të shmangë pritën, duke qenë se është kthesë, makina është në shpejtësi minimale. Aty është hyrja e apartamentit. Autori ka pritur dhe e ka dalluar makinën qartësisht. Ora është 1:30, 2:00 pas mesnate. Çdo lëvizje tërheq vëmendje dhe ai mund ta ketë parë autorin kur afrohet qetësisht nga pasqyra. Ai është afruar qetësisht, dhe ka marrë parasysh se Bërçana mund të kishte armë me vete. Ka patur dijeni dhe për kamerat. Nga informacionet e mia, kemi porositës, organizator dhe ekzekutor. Ka një kamerë tjetër që e ka prokuroria. Është një distancë më të afërt. Ka një kënd tjetër, makina është përpara. Autori qëllon me dorën e majtë, vrasësit profesionistë e dinë dhe e njohin njëri-tjetrit. Është mëngjarash, sapo afrohet, ka të dhëna të sakta se mjeti nuk është i blinduar. Është përdorur për herë të parë, automatiku MP5, prodhim gjerman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë