Loading…

Momenti kur FSK e nxjerr fëmijën dy vjeç nga gërmadhat, njëri nga ushtarët e përqafon

  • 08/02/2023 | 21:17

Momenti kur FSK e nxjerr fëmijën dy vjeç nga gërmadhat, njëri nga ushtarët e përqafon

Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar momentin e shpëtimit të një fëmijë dy vjeçar nga gërmadhat e tërmetit vdekjeprurës në Turqi, shkruan Gazeta Metro.


“Momenti i nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat, nga ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Siguris së Kosovës”, thuhet në reagimin e FSK’së.

Duhet theksuar se ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në komunikatën për media të lëshuar më herët, ka thënë se është duke bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është ngujuar në rrënoja.

Tutje thuhet se ekipet e FSK’së në operacionet që janë duke realizuar kanë hasur në viktima, por që prioritet është shpëtimi i sa më shumë jetëve./gazetametro.net

FSK jep detaje nga shpëtimi i 2 vjeçes: Po bëhet përpjekje për shpëtimin e nënës së saj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë