Loading…

Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

  • 12/08/2019 | 10:03

Momenti kur ‘Grupi i Depërtimit’ vret dy persona në Siri, flasin shqip në video

Disa kosovarë që iu bashkuan shtetit terrorist islamik ISIS në Siri, kanë mbetur ende aktiv atje me një njësi të tyre të vetmen që ka mbetur etnike në vendet e luftës ku po operon ISIS thotë një hulumtim amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Grupi i cili akoma po operon në Siri si pjesë e ISIS, quhet ‘Grupi i Depërtimit’, ai njihet si grup vetëm etnik i kosovarëve.

Një video që është postuar në Twitter, shihet një aksion i këtij grupi teksa bombardojnë dhe vrasin 2 persona, sulmi ndodhë në Lataka të Sirisë me 29 qershor të këtij viti sipas videos në Twitter që mund ta shihni më poshtë.


Ky grup po vazhdon luftën në Siri si pjesë e ISIS dhe njihet si grup më i tmerrshëm që ka mbetur akoma aktiv atje, ata janë të përgatitur ushtarakisht, pjesë e tyre sipas studimit amerikan janë vetëm kosovarë.


                 Xhemati Alban – Katiba shqiptare HTS. “Njësi e depërtimit”. (Burimi: Telegram)

Kështu ka bërë me dije një hulumtim amerikan të cilin e ka realizuar Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prania e fundit aktive e  xhihadit nga rajoni në Siri, është një njësi etnike shqiptare brenda HTS, xhemati alban është një ‘Katiba’ (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnik shqiptar që veprojnë për rreth krahinës veriperëndimore siriane në Idlib” thotë raporti, transmeton Gazeta Metro.

Luftërat e tjerë nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë luftën në Siri të bashkuar me njësi tjera, kurse shqiptarët vazhdojnë të vetëm si njësi mono-etnike, si të aftë dhe të përgatitur ushtarakisht.

“Luftëtarët e etnive tjera të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të luftojnë me HTS, por shqiptarët etnik duket se janë të vetmit nga rajoni që akoma funksionojnë si një njësi mono-etnike me strukturën e saj komanduese, kjo mund të jetë treguese e një numri mjaft të madhtë luftëtarëve dhe aftësive të përshtatshme ushtarake”, thotë raporti, transmeton Gazeta Metro.

Për dallim nga vendet e tjera që kanë shqiptuar dënime të rënda për luftëtarët e huaj të kthyer në vendlindje, raporti përmend si shqetësues faktin se Kosova ka rezultuar me tolerante në këtë aspekt, me një mesatare prej 3.5 vjet burgim.

Si rezultat i kësaj rreth 40% e të dënuarve për terrorizëm në Kosovë tashmë janë liruar nga burgu.

Për më tepër ju mund të lexoni hulumtimin e realizuar nga Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë