Loading…

Momenti kur Guardiola kur godet karrigen pasi zemërohet me mbrojtësin John Stones

  • 23/10/2019 | 10:52

Momenti kur Guardiola kur godet karrigen pasi zemërohet me mbrojtësin John Stones

Menaxheri i skuadrës angleze të Manchester City, Pep Guardiola, ishte zemëruar me zëvendësuesin e krahut të djathtë, John Stones, pasi që mbrojtësi nuk ishte i gatshëm të dalë në fushë, gjatë ndeshjes kundër Atalanta, shkruan Gazeta Metro.


Mesfushori Rodri i cili po luante në qendërmbrojtje, u lëndua gjatë pjesës së parë të kësaj loje që u zhvillua të martën, dhe u detyrua që të largohej nga loja.

Por, zhgënjimi i Guardiolas ishte te Stones pasi që nuk ishte aspak i përgatitur për të zëvendësuar Rodrin, dhe shihet dukshëm se shefi i Cityt ishte mërzitur nga mungesa e urgjencës nga stafi i tij.

Teksa Stones po përgatitej duke i lidhur atletet e tij, Guardiola ngjiti shkallët dhe iu drejtua mbrojtësit për ta pyetur nëse ishte gati ose jo.

Pastaj, përplasi karrigen e një personi tjetër nga stafi i tij dhe iku me nxitim poshtë shkallëve.

City po fitonte në këtë ndeshje me rezultat 2:1, në kohën kur Guardiola nuk mund ta fshehte zemërimin e tij për këtë situatë të shpalosur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë