Loading…
Momenti kur karriget fluturojnë drejt e në kokë të një aktivisti gjatë përleshjes së LDK’së
  • 16/06/2019 | 18:39

Momenti kur karriget fluturojnë drejt e në kokë të një aktivisti gjatë përleshjes së LDK’së

Rrahjet në LDK nuk po kanë të ndalur, sot ato kanë vazhduar në Mat, e cila është pjesë e degës së tretë të kësaj partie e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër sot ndërmjet vete, transmeton Gazeta Metro.


Dhuna në kuvendet e kësaj partie është duke vazhduar që nga hapja e këtij procesi në këtë parti. Për këtë, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.

Bëhet fjalë për anëtarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.G, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Ndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit./gazetametro.net

Drejtpërdrejt nga Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Mat

Posted by KosovaPress on Sunday, 16 June 2019

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë