Loading…
Momenti kur kosovari arrestohet në Tiranë: Po kërkohet për vrasje në Gjermani
  • 19/05/2019 | 22:43

Momenti kur kosovari arrestohet në Tiranë: Po kërkohet për vrasje në Gjermani

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kërkohej nga autoritetet gjermane për vrasje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi kosovar i identifikuar si Shkëlqim Kastrati.

Në dhjetor të 2017-ës Gjykata e Villingen – Schwenningen, ka caktuar për Kastratin masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Po ashtu, gjatë operacionit, në banesën ku jetonte 23 vjeçari u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A.S, 38 vjeç banues në Shëngjergj Tiranë, i dënuar më parë për shitje të drogave të forta në Zvicër.

Në cilësiën e provës materiale policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri SIG-SAUER, me fishkekë që dyshohet se i përkiste 23 vjeçarit Shkelqim Kastrati, si dhe 7 paketime me lëndë narkotike “Canabis Sativass”, që dyshohet se i përkiste shtetasit A.S.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim, pasi ai kishte strehuar në banesën tij Shkelqim Kastratin.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë