Loading…
Momenti kur Lladrovci dhe Bunjaki ia ndërruan vendin musafirëve në ‘Fadil Vokrri’
  • 13/08/2019 | 22:02

Momenti kur Lladrovci dhe Bunjaki ia ndërruan vendin musafirëve në ‘Fadil Vokrri’

Feronikeli ishte nikoqir i ndeshjes miqësore e historike ndaj shtatëherë fituesit të Ligës së Kampionëve, Milanit, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja u zhvillua më 10 gusht në ‘Fadil Vokrri’, teksa fitore shënuan italianët me rezultatin 0-2, falë golave nga Suso dhe Borini.

Kjo ishte edhe një ndeshje historike për faktin se ishte hera e parë që skuadra e Milanit zbriti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Të pranishëm për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër ishin edhe shumë figura nga fusha të ndryshme. Në mesin e tyre edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ish përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki. Madje, sipas një video të publikuar nga ‘Sporti në KTV’, këta dy u përkujdesen edhe për vendet në zonën ‘VIP’.

Lladrovci dhe Bunjaki shihen duke ia ndërruar vendin musafirëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë