Loading…

Momenti kur një person lë dosje të reja te OVL e UÇK’së: Dyshohet se janë emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

  • 22/09/2020 | 13:36

Momenti kur një person lë dosje të reja te OVL e UÇK’së: Dyshohet se janë emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale

Edhe sot në zyrat e OVL-UÇK, janë dërguar dokumente ku po pretendohet se janë nga Gjykata Speciale nga persona të pa identifikuar ende, ndërsa kësaj radhe në këto dosje janë emrat e presidentit Hashim Thaçi, liderit të PDK’së, Kadri Veseli, deputetit të VV’së, Rexhep Selimi dhe figurave të tjera të larta të UÇK’së, shkruan Gazeta Metro. 


Sipas Haradinajt, në mesin e emrave që janë në këto dokumente janë edhe Azem Syla, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ai madje ka publikuar edhe pamje nga momenti kur janë dorëzuar dokumentet:

Rrufeja 3 ! !

Posted by Nasim Haradinaj on Tuesday, 22 September 2020

Tutje Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha qu, ky është njoftimi.  Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim aktakuzë, Hashim Thaci, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe mëngjesin e sotëm në zyrat e kësaj organizate dikush i ka dorëzuar disa dosje, të cilat pretendon se janë të Gjykatës Speciale.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne sjemi të autorizuar me i përmend, është mirë që cdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë kreu i organizatës, Hysni Gucati.

Ndërsa nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se këto janë kopje të dokumenteve origjinale të Gjykatës Speciale dhe se ka thënë po ashtu gjatë ditëve të ardhshme ky person ka thënë se do të sjellë edhe CD dhe se edhe ato do t’i publikojnë ato./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë