Pak minuta para se të filloj finalja e Ligës së Kampionëve jashtë stadiumit ndodhën incidente mes tifozëve të Liverpool dhe policisë franceze, me ç’rast ndeshja u shty dy herë nga 15 minuta, transmeton Gazeta Metro.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid ishte paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 21:00.
Megjithatë për shkak të disa incidenteve jashtë fushës ky takim i shumëpritur u detyrua nga zyrtarët e UEFA’së të shtyhej dy herë nga 15 minuta.
Në një video të publikuar shihet se si një tifoz i ‘The Reds’ tregon se posedon biletë mirëpo nuk ju lejohet të hyj në stadium, kurse një polic francez përdor gaz lotsjellësin tek një tifoz tjetër.
An absolute disgrace. @UEFA
🎥 @MarkOgden_pic.twitter.com/FvCzNDuSkW
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) May 28, 2022
Mbetet të shihet se çfarë masa do të merren për këtë organizim nga UEFA i cili po kritikohet mjaft shumë. /gazetametro.net