Loading…

Momenti kur vëllai i deputetes shqiptare aksidentohet për vdekje në tunelin e Elbasanit

  • 21/10/2019 | 12:08

Momenti kur vëllai i deputetes shqiptare aksidentohet për vdekje në tunelin e Elbasanit

REPORT TV ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h, transmeton Gazeta Metro.


https://www.youtube.com/watch?v=BUf-wnGvmtI

37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte brenda tunelit të aksit Elbasan -Tiranë goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi. Si pasojë e aksidentit Elton Macolli, vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend.

Ndërkohë në pamjet filmike shihet qartë momenti kur makina e Macollit vjen me shpejtësi të madhe dhe godet nga pas një maune të tonazhit të rëndë edhe pse rruga ishte jo shumë e ngarkuar nga trafiku i makinave. Sipas policisë dyshimet kryesore janë se Elton Macolli mund të ketë qenë i përgjumur në momentin e këtij aksidenti gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik që i kushtoi jetën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë