Mona Lisa e famshme e Leonardos para do kohë ia ka dalë “të lëvizë” kokën, sytë dhe buzët. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, transmeton Gazeta Metro.
Video-xhirimi është krijuar në laboratorin moskovit hulumtues të inteligjencës artificiale të Samsungut, me ç’rast është përdorur teknologjia e ashtuquajtur ‘deepfake’. e cila qëndron në ndryshimin softuerik të fytyrave, shkruan BBC.
Por, shumëkush ka frikë se përodrimi i shpeshtë i saj mund të keqpërdoret. Në të vërtetë, vndosja e fytyrave të njerëzve në shabllone të tjera me këtë teknologji mund të krijojë kopje mjaft bindëse dhe video të rreme, disa prej të cilave janë përdorur për argëtimin deri më tani, por ka nga ata që e bënë atë me motive më pak fisnike.
https://youtu.be/S5qSdPWAQiY
Algoritmet e Samsungut janë provuar në baza publike, që përbëhet nga 7,000 fotografi të personaliteteve të njohura dhe të shkarkuara nga YouTube.
Shkencëtarët nga Universiteti i Tel Avivit një sistem të tillë prezantuan në vitin 2017. Videoja e rreme e ish presidentit amerikan Barak Obama u bë nga Dr. Supasorn Suëajanakorn./gazetametro.net