Loading…

Mona Liza ishte prostitutë?

  • 17/11/2016 | 12:10

Mona Liza ishte prostitutë?

Modelja e pikturës më të famshme në botë, ishte prostitutë e paguar me çmim të lartë, e cila madje kishte bërë seks me vëllain e Papës.

Profesori italian, Carlo Vecce, e ka zbuluar sekretin skandaloz derisa gjurmonte identitetin e vërtetë të Mona Lizës, transmeton Express.

Pasi që i ka kontrolluar shumë letra dhe ditarë të artistit Leonardo da Vinci, hulumtimi i Vecces më në fund është shpaguar. Ai e ka zbuluar një letër të njërit prej nxënësve më të famshëm të artistit, ku Mona Liza emërohet si Isabella Gualandi, e cila ishte lindur në Napoli në vitit 1491.

Isabella e dashur kishte pasur aferë me Giullano de Medici, vëllai i Papës Leo X. Profesori i respektuar i Napolit, Vecce pohon se Giullano i kishte dhuruar da Vincit një studio në Vatikan. Më pas e kishte ftuar që ta pikturonte dashnorën e tij (Mona Lizën në këtë rast). Piktura e saj e çmuar tani rri varur pas xhamit të blinduar në Louvre në Paris.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë