Loading…

Monako mori 200 milionë për kodin

  • 29/11/2016 | 21:11

Monako mori 200 milionë për kodin

Drejtori i Telekomit të Kosovës – Vala, Agron Mustafa, mbajti një ligjëratë për gjithçka që ka ndodhur në Telekomin e Kosovës, përfshirë edhe efektet që do të japë kodi i ri, +383.

Ai potencoi se nga aspekti juridik kodi i ri forcën shtetësinë e Kosovës, ndërsa nga aspekti ekonomik, kursen miliona euro, të cilat i shkojnë Monco Telekom. Sipas tij, prej 16 vjetësh sa shfrytëzohet kodi i këtij shteti, Monakco Telekom i janë paguar 194 milionë euro.

Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), ku është pritur nga rektori, Agron Bajraktari. Në këtë takim është biseduar për ndihmën që ka dhënë ky institucion në ngritjen dhe zhvillimin e Universitetit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ndërsa, Mustafa më pas ka mbajtur një ligjëratë para studentëve, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat e Telekomit të Kosovës. Ai theksoi se rrjetet sociale dhe aplikacionet e ndryshme përmes të cilave komunikohet pa shpenzime, kanë ndikuar shumë në punën e telefonisë mobile.

Megjithatë Mustafa tha se Vala ka lansuar shumë oferta dhe pako të internetit, përmes të cilave të rinjtë mund të komunikojnë më lirë mes vete. Ndërsa, ai theksoi se zhvillimi i teknologjisë e ka detyruar këtë institucion që të mendojë për alternativa të reja për ta zhvilluar kompaninë.

Drejtori Mustafa foli edhe për Strategjinë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës, për të cilën tha se është duke u përgatitur, duke u këshilluar vazhdimisht edhe me Institutin “Bell Lab” që është një nga laboratorët më të mirë në ShBA. Ndërsa, duke folur për kodin e ri +383, i cili shumë shpejt pritet të jetë në funksion, Mustafa tha se ky proces do të lehtësojë shumë punën dhe do të kenë edhe mundësi për të rritur punësimin në këtë kompani.

Pasi që theksoi se Vala mbetet një prej brendeve më të fuqishme në Kosovë, drejtori Mustafa foli edhe për ndihmën që jep ky institucion, duke sponsorizuar shumë ngjarje të rëndësishme për vendin dhe aktivitete të të rinjve, apo edhe aktivitete humanitare për njerëzit në nevojë.

Ndërsa, rektori Bajraktari e falënderoi Mustafa për bashkëpunimin dhe për mundësinë që ua dha studentëve të USHAF për të kuptuar më mirë funksionimin e Telekomit të Kosovës. Në fund, drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës shpërndau numra të Valës falas për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë