Loading…

Monika Lubonjës i ndodh e papritura, del publikisht me një njoftim

  • 05/07/2022 | 15:19

Monika Lubonjës i ndodh e papritura, del publikisht me një njoftim

Të gjithë banorëve të “Big Brother VIP”, Instagrami i është rritur ndjeshëm në numrin e ndjekësve. Mes tyre edhe Monika Lubonja. Aktorja është mjaft aktive në rrjetet sociale të cilat i kanë kthyer edhe në burim të ardhurash.


Por së fundmi dikush ka tentuar t’i hakojë profilin e saj në Instagram dhe për këtë Monika ka bërë një njoftim në profilin e saj në Tiktok.

“Përshendetje miq. Kam 2 ditë që nuk e kam Instagram. Kanë tentuar që ta vjedhin. Falenderoj miqtë dhe fansat që kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me Instagramin e Monikës. Jam mirë, por jam e mërzitur. Sepse ne Instagram, përveç momenteve të bukura që ne ndajmë me njëri-tjetrin, është kthyer në një domosdoshëri për punë. Me shpresë që të rikthej Instagramin, po ju përshëndes dhe faleminderit pafund të gjithë miqve që janë interesuar për mua”, shprehet aktorja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë