Loading…

More Raça, fituese në shumë festivale ndërkombëtare

  • Nga

  • 11/03/2017 | 15:30

More Raça, fituese në shumë festivale ndërkombëtare

More Raça është një regjisore nga Prishtina, e cila është shumë e suksesshme në botën e artit shqiptar, por që nuk i kanë munguar edhe çmimet ndërkomëtare.


Raça është një regjisore shumë e përkushtuar në profesonin e saj, dhe këtë më së miri e tregojnë sukseset me filmat që ka bërë. Rrugëtimi drejt suksesit nuk është për askënd i lehtë, s’ka qenë as për regjisoren More Raça, por sipas saj pasioni dhe vullenti gjithmonë sjellin sukses.

Regjisorja Raça ka dhënë një intervistë për Gazetën Metro, ku ka treguar rrugëtimin e saj të gjatë deri në finalizmin e të gjitha projekteve që ka bërë deri tani, sigurisht që nuk do t’i mungojnë as në të ardhmen.

“Rrugëtimi im në botën  artistike ka filluar gjatë studimeve në Fakultetin e Arteve në drejtimin e regjisë së filmit. Në atë kohë edhe e kam  realizuar filmin tim të parë “Rrugëtimi”, film i cili lidhet me jetën time, dhe konsiston me rrugëtimin tim artistik” thotë Raça.

17274636_783355638493844_1033792670_nFilmi “Rrugëtimi”

Madje, ky jo vetëm që ka qenë filmi i parë i saj, por edhe filmi që i ka sjellë çmimin e parë në karrierë, duke pranuar edhe shumë thirrje për festivala tjera dhe padyshim që edhe çmime tjera. Ajo më tutje tregon se çdo punë ka vështirësi, po tejkalohen nga puna e madhe dhe vullneti.

“Regjia është një profesion mjaft sfidues, dhe sigurisht që ka vëshirësi, por çdo gjë tejkalohet kur ekziston dëshira dhe vullneti për punë dhe sukses. Gjatë zhvillimit professional krijohen kërkesa dhe ambicie aq të mëdha sa janë pengesat dhe vështirësitë, mirëpo kështu e ka regjia” thotë më tutje Raça për Gazetën Metro.

12963897_608372609325482_6149299795516465970_n

Sa i përket punës me aktorë, ajo thotë se është pjesa më e mirë dhe kreative, por thekson se zgjedhja kastit të aktorëve është shumë e rëndësishme, pasi që interpremtimi i shfaqjes së personazheve varet pikërisht nga ata, dhe se qelsi i suksesit të një filmi janë aktorët.

Sigurisht që kur punohet me pasion, edhe suksesi nuk mungon! More Raça edhe pse e re në moshë, 24 vjeç ajo ka fituar shumë çmime vendore e ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë me filmat e saj në shumë festivale ndërkomëtare.

35Filmi “Amel”

Disa nga çmimet dhe festivalet që ka marrë pjesë ajo janë këto: Filmi “Rrugëtimi” ku ka fituar çmimin më të mirë kombëtar, 2012; pastaj në vitin 2013 me filmin “Amel” ka marrë pjesë në 80 festivale dhe është shpërblyer me 11 çmime ndërkombëtare.

Ndërsa filmin të cilin ajo e konsideron më të suksesshmin është filmi i merazhit të shkurtër “Home” me të cilin Raça thotë se duhet krenuar e gjithë kinematografia kosovare.

“Suksesin më të madh në karrierën time deri tani e kam arritur me filmin “Home”, 2016. Sukses ky, që nuk më takon veç mua, por tërë kinematografisë tonë”, thotë regjisorja Raça.

cpyzxszw8aak2m4

Filmi “Home” deri tani ka marrë pjesë në dhejtra festival prestigjioze, ku vlen të theksohet edhe “St. St. Louis International Film Festival” (Oskar Kualifikues), përveç këtyre është shpërblyer si filmi më i mirë i shkurtër në Kaliforni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë