Kryeredaktori i sportit i gazetës zvicerane “Blick” Andreas Böni, ka hedhur akuza, sharje dhe ofendime kundrejtë futbollistit me prejardhje kosovare Granit Xhakës, i cili luan për Këmbëtare Zvicerane. E gjithë kjo pasi Zvicra humbi dje nga Italia me rezultat të thellë 3:0, shkruan Gazeta Metro.
“Shfaqja Lambo, sjellja e tatuazheve dhe fluturimi i një floktari, po vendos sinjale tepër naive”, thuhet në hyrje të artikullit nga Boni, duke iu referuar Xhakës, i cili ndryshoi stilin e flokëve së fundi.
“Vetë lojtarët dhanë përgjigjen për vetëm nën tre javë. Pasi hipën në Kampionatin Evropian me një Lamborghini ose Ferrari dhe i bënë tatuazhet e tyre në fundjavë para Kampionatit Evropian, ata tani sjellin edhe floktarin në Romë”, thotë Kryeredaktori i sportit i gazetës zvicerane “Blick”.
Andreas Böni madje, ka publikuar edhe videon e Xhakës me gruan e tij, duke e përqeshur atë, kur futbollisti kosovar i tregoi asaj që ka ndryshuar stilin e flokëve.
“Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga bazat, nga njerëzit e zakonshëm. Ajo tregon një sjellje që nuk mund të kuptohet nga tifozët normalë ose njerëzit në rrugë. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën”, ka shkruar Andreas Böni në “Blick”.
Gazetari sportiv ka shtuar se ka ardhur koha që tani lojëtarët kanë vetëm një shans për të bindur njerëzit në Zvicër, duke e lënë performancën të flasë vetë në fushë, dhe të arrijnë qëllimin minimal.
“Sepse atë që lojtarët nuk e kanë kuptuar deri më tani, është nëse ata kanë performuar mirë dhe kanë arritur një gjysmë finale, për shembull, ata mund të vrapojnë të zhveshur rreth Bundesplatz në Bern pa u ndëshkuar dhe njerëzit duartrokasin. por pas një barazimi 1-1 kundër Uellsit, veprimet si fluturimi i një floktari në ajër janë vetëm një gjë, e turpshme”, ka përfunduar artikullin Andreas Böni.
Kujtojmë, që Zvicra dje ka humbur me rezulatat 3:1 nga Italia, dhe kjo si duket e ka nervozuar edhe gaztetarin sportiv./gazetametro.net