Loading…

Morena Taraku nuk mund t’i shpëtojë Prokurorisë: Ia konfirmojnë dallaveret

  • 28/10/2019 | 17:50

Morena Taraku nuk mund t’i shpëtojë Prokurorisë: Ia konfirmojnë dallaveret

Këngëtares dhe modeles, Morena Taraku, i ka dalur punë me Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të mos zhdoganimin e veturës së markës “Bently”, kjo prokurori ka bërë të ditur se nuk e ka mbyllur rastin në fjalë , transmeton Gazeta Metro.


Në njoftim shkruan se nga prokurori i rastit është kërkuar që të lëshohet një vendim, i cili do ta identifikoj veturën si të re apo të përdorur në procedurën e zhdoganimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, ndjehet e obliguar të sqarojë se, më 15.10.2019, kjo prokurori ka pranuar nga Njësia e Hetimeve të Doganës së Kosovës një Raport Njoftues, lidhur me zhdoganimin e veturës së markës “Bently”, si dhe është kërkuar nga kjo prokurori ta lëshoj një vendim, i cili do ta identifikoj veturën si të re apo të përdorur në procedurën e zhdoganimit të saj ” shkruan Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Prandaj, nuk qëndron ajo që është shkruar në media, se rasti është i mbyllur në Prokurori, për faktin se në të njëjtën ditë, më 15.10.2019, prokurori i çështjes, ka lëshuar autorizim për ndërmarrjen e veprimeve paraprake hetimore. Dokumenti në fjalë-autorizimi, është dokument zyrtar, i cili i është dhënë hetuesve doganor, në bazë të të cilit të njëjtit kanë qenë të obliguar të ndërmarrin veprime hetimore për të zbardhur të vërtetën që ka të bëjë me zhdoganimin e veturës së markës “Bently”, që është përmendur në Raportin Informues. Ky dokument në asnjë mënyrë nuk ka guxuar të publikohet.”

Prokuroria bën me dije se informatat për rastin nuk janë siguruar nga sinjalizuesit.

“Sa i përket sinjalizuesve, Prokurori i Shtetit, respekton, mbron dhe zbaton Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, por në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me sinjalizuesit, siç është shkruar në media, për shkak se sinjalizuesi nuk gëzon mbrojtje juridike nëse ka ose mund të ketë dijeni se informacioni i shpalosur është i rremë. Andaj, informatat e publikuara në media, nuk përputhen me gjendjen faktike dhe juridike në rastin konkret ” njofton Prokuroria Themelore e Prishtinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë