Kombëtarja e Kosovës më 30 qershor do ta zhvilloj ndeshjen e saj kundër Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Për këtë duel basketbollisti, Gëzim Morina, ka thënë se do të udhëtojnë me të vetmin synim për fitore, transmeton Gazeta Metro.
Basketbollisti, Gëzim Morina, në një prononcim për faqen zyrtare të FBK’së ka deklaruar se përkundër që danezët do të jenë me një ekip krejt tjetër nga ai që ishin në Prishtinë, ‘Dardanët’ do të bëjnë më të mirën dhe do të rikthehen me fitore.
“Natyrisht që në Danimarkë udhëtojmë me të vetmin synim fitore. Jemi të vetëdijshëm që Danimarka ka një ekip mjaft të mirë. Sipas të gjitha gjasave do të jetë një ekip krejt tjetër nga ai që kemi luajtur në Prishtinë sepse në lojën e parë më Danimarkën kanë pasur mjaft mungesa, por ne do ta bëjmë më të mirën dhe shpresoj që të kthemi nga Danimarka me fitore”, tha Morina.
Ai më tutje ka shtuar se përparësi e tyre do të jetë që janë më të shkurtë dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke luajtur më shpejt.
”Padyshim që Danimarka ka lojtarë të mirë, lojtarë të cilët paraqiten edhe në EuroLigë dhe në liga të tjera Evropiane. Si përparësi e jona është që jemi më pak shtatë shkurt të cilën duhet ta shfrytëzojmë kundrejt tyre dhe të luajmë lojë më të shpejt,” theksoi 29-vjeçari.
Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Christos Marmarinos në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë kishte triumfuar me rezultat 78:73. /gazetametro.net