Loading…

Morina: Prishtina duhet të luajë në ‘Fadil Vokrri’, tri gjenerata kanë sakrifikuar, shteti s’po bën asgjë

  • 03/10/2022 | 20:57

Morina: Prishtina duhet të luajë në ‘Fadil Vokrri’, tri gjenerata kanë sakrifikuar, shteti s’po bën asgjë

Trajneri i klubit futbollistik Ferizaj, Arbnor Morina në mbrëmjen e së dielës ka qenë i ftuar në emisionin qëndror të sportit në Tëvë1, “Var” derisa në disa pika përmendi se stadiumi “Fadil Vokrri” i takon Prishtinës.


Morina tha se që nga vitet e 80-ta, klubi i Prishtinës e ka marrë në menaxhim stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe nga atëherë, e me pas edhe dy herë nga dhjetë vite, kështuqë Prishtina duhet të vazhdoj ti luaj lojërat në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Rrjedha e stadiumit “Fadil Vokrri”. Në vitet e 80-ta komuna dhe komuniteti ia kanë dhënë klubit te Prishtinës menaxhimin dhe shfrytëzimin e stadiumit Prishtina e ka pas menaxhimin dy herë nga 10-të vite. Prishtina nuk bën të jetë pa shtëpi, dhe Prishtina duhet të vazhdoj të luaj në këtë stadium”, tha Morina.

Tekniku i skuadrës së Ferizaj tha se shteti nuk po bën asgjë për futbollin, derisa përmendi se brenda dhjetë viteve tri gjenerata kanë sakrifikuar për futbollin e Kosovës, derisa në këtë periudhë ne ende duhet të luajmë në “Fadil Vokrri”.

“Nuk bëjnë federata dhe klubet stadiume, por i bëjnë shtete e ne ende luajmë të gjithë në “Fadil Vokrri”, për atë u shkatërru edhe “Adem Jashari”. A është marrë vendimi i stadiumit nacional në Bërnicë e me pas në Korreticë. Pse nuk po ndërtohet. Nëse jemi në Kosovë ne fëmijëve tanë duhet të ju themi martohuni në Gjermani. Tri gjenerata janë sakrifiku nga viti 1990-të deri në 2000, futbollistat kanë dhënë heronj popullit, martirë janë persekutu tona anët, edhe sot ne ende duhet me prit se ku me zhvillu lojën”, përfundoi Morina.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë