Loading…

Mos certifikimi i rezultateve në katër komuna: KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga PZAP

  • 01/11/2021 | 09:33

Mos certifikimi i rezultateve në katër komuna: KQZ në pritje të shqyrtimit të ankesave nga PZAP

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të premten më 29 tetor bëri certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor 2021.


Në vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare për kryetar të komunave nuk u përfshinë katër komuna: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në këto komuna nuk janë certifikuar rezultatet shkaku i ankesave që kanë parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Elezi ka thënë se KQZ është në pritje të vendimit nga ana e PZAP-së lidhur me këto ankesa.

“Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto komuna. KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të këtyre ankesave”, ka thënë Elezi.

Sipas rezultateve komuna e Podujevës shkon në balotazh ndërmjet Ekrem Hysenit të LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.

Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i VV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.23 për qind të votave.

Kurse në Ferizaj, fitues ka dalë Agim Aliu i PDK-së me 62.38 për qind të votave, duke lënë pas kandidatin e LVV-së, Valon Ramadani i cili ka marrë vetëm 26.05 për qind të votave.Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviqit nga Lista Serbe me 41.01 për qind të votave dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 36.33 për qind të votave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë