Aneurizma e trurit është një zgjerim i një ene gjaku që, nëse çahet, mund të shkaktojë gjakderdhje të rrezikshme për jetën. Edhe pse shpesh nuk jep simptoma, mjekët paralajmërojnë për disa shenja që nuk duhen neglizhuar.
Mjekët thonë se një kombinim simptomash si rënia e qepallës në njërin sy, zgjerimi i bebëzës, shikimi i dyfishtë apo vështirësia në lëvizjen e syrit mund të tregojë për një aneurizëm që po shtyp nervat në tru.
Shenjë tjetër alarmuese është një dhimbje koke e papritur dhe jashtëzakonisht e fortë, që brenda sekondash arrin intensitet maksimal. Kjo mund të sinjalizojë se aneurizma po çahet dhe kërkon ndërhyrje urgjente.
Sipas NHS, duhet thirrur menjëherë ndihma e shpejtë nëse shfaqet një dhimbje e tillë, dobësi në njërën anë të fytyrës apo trupit, probleme me të folurin ose humbje e shikimit.