Loading…
Mos e pini çajin sapo ta përvëloni: Mund të shkaktojë kacer
  • 25/03/2019 | 08:36

Mos e pini çajin sapo ta përvëloni: Mund të shkaktojë kacer

Një studim i ri ka zbuluar se pirja e çajit menjëherë pas pëvëlimit mund të shkaktojë kancer në fyt, transmeton Gazeta Metro.


Hulumtuesit kanë studiuar rreth 50.000 çaj pirës mes moshës 40 dhe 75 në provincën e Golestan të Iranit, dhe studimi zgjati rreth 10 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, ata identifikuan 317 raste të kancerit në ezofag.

Hulumtuesit thanë, që ata pinë 0.7 litër çaj në ditë, dhe nëse çaji është në temperaturë mbi 60°C, kanë “më shumë rrezik që të kenë kancer në fyt” krahasuar me ata që nuk pinë këtë sasi çaji në temperature të larta.

“Shumë persona e shijojnë çajin apo kafenë, ose pije tjera të ngrohta. Gjithsesi, sipas raportit tonë, të pish çaj shumë të nxehtë, rrit shanset për kancer në fyt, dhe prandaj është e rekomandueshme që të pritet që çaji të ftohet.” Tha Farhad Islami, shkencëtar në Institutin Amerikan për Mbrojtje nga Kanceri.

Instituti bën thirrje që personat që përdorin pije të nxehta, të presin gjersa ato të ftohen, sepse kjo mund të ndikojë që në të ardhmen të keni kancer në fyt./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/08/2019 | 15:17
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë