Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi drejtuesin e Anthropic, Dario Amodei, pas përplasjes ligjore të kompanisë me Departamentin e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se administrata e tij po merr masa për të parandaluar përdorimin e inteligjencës artificiale për qëllime të dëmshme.
“I vetmi shkak pse po ndodh ky shpërthim i Inteligjencës Artificiale/Qendrave të Të Dhënave është sepse Shtetet e Bashkuara po udhëheqin, me një diferencë të madhe, ndaj çdo shteti tjetër. Mos e prisni pulën që bën vezët e arta! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump.
Pentagoni e kishte shpallur Anthropic “rrezik për zinxhirin e furnizimit”, pasi kompania kundërshtoi përdorimin e modeleve të saj për mbikëqyrje dhe armë autonome.
Në gusht, një gjykatë federale vendosi në favor të Anthropic, duke e cilësuar vendimin e Pentagonit si “të paligjshëm dhe të pabazuar”./gazetametro.net
