Loading…

Mos ftesa për Ermal Krasniqin, ‘habit’ edhe rumunët: Lojtari i Cluj që i bëri përshtypje Lazios nuk ka vend në Kombëtare

  • 18/03/2023 | 18:47

Mos ftesa për Ermal Krasniqin, ‘habit’ edhe rumunët: Lojtari i Cluj që i bëri përshtypje Lazios nuk ka vend në Kombëtare

Mos ftesa për Ermal Krasniqin nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse dhe stafi i tij për ndeshjet e muajit mars ka ‘habitur’ siç duket edhe rumunët. Një artikull ia ka kushtuar mediumi ‘DigiSport’ ku thotë se ‘lojtari i CFR’së që i bëri përshtypje Lazios nuk ka vend në Kombëtare’, transmeton Gazeta Metro.


Të premten u publikua lista e 26 futbollistëve ‘dardan’ të ftuar për ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës.

Vendimi i Giresse për të mos ftuar Ermal Krasniqin ngjalli reagime të shumta në publikun kosovar. Një gjë e tillë me gjasë ‘çuditi’ edhe mediumin rumun pasi anësori 24-vjeçar po shkëlqen në vendin e tyre.

”Pavarësisht se po impresionon në CFR Cluj këtë sezon pranveror, futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, nuk mori ftesë nga kombëtarja,” ka shkruar ‘DigiSport’.

Është përmendur edhe deklarata e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri, i cili kishte thurur elozhe për ish-futbollistin e Ballkanit.

”Sulmuesi ka arritur të bie në sy nga skuadra e Lazios, më saktë ka marrë vlerësimin e trajnerit Maurizio Sarri. Megjithatë, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, nuk e ka ftuar për ndeshjet që do të luhen në fund të marsit,” thuhet tutje.

24-vjeçari është raportuar ditëve të fundit nga mediumet rumune se po kërkohet nga Lazio. Për një interesim të mundshëm për të kishte folur edhe menaxheri rumun i lojtarëve, Giovani Becali.

Ai kishte thënë kartoni i tij aktualisht vlerësohet rreth katër milionë euro.

”Një klub është i interesuar për Krasniqin. Unë kam një shok me origjinë shqiptare që ka pozitë në një klub, është lojtar i rëndësishëm, është vetëm 24 vjeç, ka ardhur nga askund dhe është surpriza e CFR’ës. Vlerësohet rreth 4 milionë euro,” ka thënë ai për ‘Fanatik’.

Përveç Lazios, për të thuhej se kishin shprehur interesim edhe disa klube të tjera italiane si Torino, Sassuolo, Udinese, Genoa dhe Fiorentina.

Krasniqi ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në nëntë ndeshjet e luajtura për CFR Cluj në Superligën e Rumanisë. /gazetametro.net

E kërkon Lazio, e ‘çmendi’ Rumaninë: Giresse nuk i bëhet vonë ta fton Ermal Krasniqin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë