Loading…

Mos i përdorni vrasjet për përfitime politike

  • 25/03/2017 | 11:12

Mos i përdorni vrasjet për përfitime politike

Derisa udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë hapur çështjen e vrasjeve të pasluftës, kjo nuk është befasi për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos në kohën para zgjedhjeve. Ai ka bërë thirrje që të mos përdorën këto vrasje për përfitime politike por të ndihmohet drejtësia.


Kreu i shtetit përmend edhe letrat e dërguara tek kryeprokurori i vendit Aleksandër Lumezi, pikërisht për zbardhjen e këtyre vrasjeve dhe vrasjeve tjera.

“Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë. Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj obligim i partive politike dhe institucioneve në vend që t’i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im”, theksoi Thaçi.

Ish-lideri i PDK-së, partia e të cilit ishte akuzuar në të kaluarën nga LDK-ja se ka gisht në vrasjet e eksponentëve të saj, shton se riaktualizimi i tyre para zgjedhjeve nuk është befasues, porse më shumë i lëndon familjet e të vrarëve, se sa ua lehtëson dhimbjen, është shprehur Thaçi për kosovapress.

“Le të vlerësoj vet opinioni, por nuk është befasuese që çdoherë para zgjedhjeve hapen tema të tilla të ndjeshme për të lënduar me tepër familjet e tyre, se sa për t’ua lehtësuar dhimbjen apo për të ndihmuar të vërtetën dhe drejtësinë….unë e theksova ne duhet ta mbështesim drejtësinë e t’i lëmë politizimet”, ka shtuar Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë