Loading…
‘Mos kinezët’: Pasi që dje ra Google, kompania shpjegon shkaqet
  • 03/06/2019 | 10:19

‘Mos kinezët’: Pasi që dje ra Google, kompania shpjegon shkaqet

Të dielën, për një kohë nuk kanë punuar Snaptchat, Youtube e Google. Kompania Google sot ka konfirmuar se ka pasur ndërprerje të përkohshme të shërbimeve për shkak të ngufatjes së lidhjes, e për këtë shkak për një kohë nuk kanë punuar as rrjetet shoqërore, transmeton Gazeta Metro.


Google bën të ditur se është në vazhdim e sipër hetimi për t’u konfirmuar shkaku i vërtetë i problemeve.

Gjatë ditës së djeshme përdoruesit nuk kanë pasur qasje në rrjetet shoqërore, apo ato kanë punuar ngadalë, ndërsa shkalla më e lartë e ngufatjes ka qenë në Amerikë.

Kompania Google ka identifikuar një problem në Google Clode, duke thënë se përoduruesit kanë mundur të shohin performansa të ngadaslhme apo gabime, të cilat përsëriten gjatë kohës së zgjat problemi.

“Ekipi i inxhinierëve ka përfunduar fazën e parë të zvogëlimit të problemit dhe tash po punin në fazën e dytë, pas të cilës presin se do të kthehemi në normalitet”, kanë porositur nga kompania.

Ndonëse disa menjëherë kanë filluar të flasin se është fjala për sulm kibernetik, tash për tash asgjë nuk tregon për diçka të tillë. Po ashtu, disa kanë komentuar se “kinezët i ka futur duart”, por mesa dihet as kjo nuk është e vërtetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë