Loading…
Mos konsumoni paracetamol gjatë shtatzënisë, rrezikoni fëmijën tuaj
  • 13/09/2018 | 15:13

Mos konsumoni paracetamol gjatë shtatzënisë, rrezikoni fëmijën tuaj

Gratë shtatzëna që marrin paracetamol janë më shumë se 30% të rrezikuara që të lindin fëmijë me çrregullime ADHD, sugjeron një studim i ri.

Ky ilaç i zakonshëm për lehtësimin e dhimbjeve, i njohur ndryshe si acetaminofen, rrit gjithashtu rrezikun e zhvillimit të autizmit tek fëmijët me mbi 20%.

Drejtuesi i studimit, dr. Ilan Matok, nga Universiteti Hebreë i Jeruzalemit, thotë: “Rezultatet sugjerojnë për një lidhje mes përdorimit për një kohë të gjatë të acetaminofenit dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e autizmit dhe çrregullimeve ADHD, shkruan Shendeti +.

Nuk dihet me saktësi përse ky ilaç mund të shkaktojë çrregullime ADHD ose autizëm, megjithatë paracetamoli është lidhur edhe më parë me probleme në të folur dhe ulje të koeficientit të inteligjencës tek fëmijët nënat e të cilëve përdorin këtë ilaç gjatë shtatzënisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë