Loading…

“Mos ndërmerrni hapa të pamatur në lidhje me Kosovën”

  • 30/08/2018 | 14:23

“Mos ndërmerrni hapa të pamatur në lidhje me Kosovën”

Christian Schwarz-Schilling ka kritikuar Petritschin, sepse duke folur për ndryshimin e kufijve ka përdorur nocionin “ndryshime kozmetike”


Ish-përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BeH Christian Schwarz-Schilling ka tërhequr vërejtjen që të mos ndërmerren hapa të pamatur rreth Kosovës.

Schwarz-Schilling për “Standard”-in vienez ka shprehur keqardhje për atë se diplomati i dikurshëm austriak ëolfgang Petritsch nuk i është bashkuar vërejtjes së ish-përfaqësuesve të lartë në lidhje me mundësitë e ndryshimeve të mundshme të kufijve në Ballkan.

Ai ka kritikuar Wolfgang Petritschin, sepse duke folur për ndryshimin e kufijve ka përdorur nocionin “ndryshime kozmetike”. transmeton gazetametro.net.

“Në bazë të përvojës, zoti Petritsch do të duhej ta kishte të njohur se fjala është për politikë interesash në drejtimi të ideologjive atnike-nacionaliste. Zbutja me zgjedhjen e fjalëve tregon se sa pak është marrë BE-ja konfliktin e përgjithshëm ballkanik”, thotë ai.

Gazeta po ashtu tregon se plane konkrete për ndryshimin e kufijve në Ballkan ende nuk ka, por se disa flasin për kufijtë të cilët Kosova i ka pasur ndërmjet viteve 1950 e 1954./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë