Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0
Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.
Përveç kualifikimit të Shqipërisë, sonte në emisionin “Favorit” në T7 po diskutohet edhe për mos-lejimin e “Plisave” në këtë ndeshje.
Profesori Nexhmedin Spahiu lidhur me këtë rast vlerësoi se “mirë ua kanë bërë ‘Plisave’”.
Kjo nxiti reagime të menjëhershme nga trajneri dhe analisti i përhershëm i emisionit “Favorit”, Ismet Munishi, si dhe ish-lideri i “Plisave”, Albert Kastrati”. / Express/