Loading…

Mos-profilizimi i punëtorëve, problem për bizneset

  • 15/09/2023 | 11:41

Mos-profilizimi i punëtorëve, problem për bizneset

Mos profilizimi i punëtorëve në fusha të caktuara në Kosovë, mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen bizneset në vend. Përfaqësues të bizneseve theksojnë se institucionet relevante duhet të krijojnë mekanizma për profilizime duke u bazuar në kërkesat e tregut.


Një nga sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë, vazhdon të mbetet mos profilizimi i punëtorëve në fusha të caktuara. Kjo ndodh për arsye se nuk përputhet niveli i edukimit apo kualifikimi i të rinjve me tregun e punës. Kështu thotë për Radio Kosovën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Nëse e shohim, në të gjitha analizat kjo na del sfida më e madhe ose problemi më i madh. Pra, bizneset përballen me mungesën e fuqisë punëtore në përputhje me kërkesat e tregut që kanë kompanitë tona. Oda Ekonomike e Kosovës është duke bërë të pamundurën për të gjetur mënyrën që nëpërmjet themelimit të qendrës rajonale, të bëjë trajnimin dhe certifikimin e të rinjve që kërkon tregu dhe bizneset”, tha ai.

Kërkesat e tregut aktualisht janë më shumë në profesionet teknike-inxhinerike, e që në këtë fushë duhet bërë më shumë, përderisa fusha administrative mbetet më e ngarkuara, thotë për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

“Institucionet arsimore mbeten më të ngarkuarat, si dhe administrata. Kjo e fundit pothuajse është e stërngarkuar. Ndërsa, profesionet teknike-inxhinierike janë në kërkim dhe kanë të ardhme më të qëndrueshme. Pra, të rinjtë duhet të profilizohen në drejtime të profilizuara që të rrisin aftësitë profesionale në shkolla të ndryshme profesionale”, theksoi Shahini.

Zyrtarët e ekonomisë theksojnë se profilizimi i punëtorëve në Kosovë duhet të trajtohet nga institucione të ndryshme për të inkurajuar të rinjtë tanë që të mos kopjojnë njëri- tjetrin, por të profilizohen në drejtime të ndryshme që do t’iu siguronte edhe një vend pune.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë