Liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt, në vizitë i ka shkuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në profilin e tij në Facebook, duke treguar se ka vizituar Haradinajn dhe dhënë një mesazh për të gjithë ata që janë mllefosur me këtë gjendje.
Ai, shkruan se të gjithë duhet të tregojnë një durim politik dhe me 6 prill Haradinaj të kthehet në Prishtinë.
“Sot, më 2 mars, në ditën e Lidhjes së Lezhës, sinonim i kombit të bashkuar dhe themelimit të shtetit të parë, duhet mbi të gjitha të tregojmë durim politik e angazhim unifikues që më 6 prill ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, të kthehet në Prishtinë, në atdheun e tij, në familjen e tij. Por, duhet t’i themi jo mllefit, kërcënimeve e shantazheve ndaj institucioneve. Në anën tjetër, vazhdojmë ta duam Francën dhe nuk guxojmë ta urrejmë për shkak të Serbisë. Këtë po e duan ata që po bëjnë teftera për arrestime! LH”, shkruan Haziri në Facebook. /gazetametro.net