Takimi i natarëve të SBAShK do të mbahet online dhe nga aty do të merret edhe vendimi i radhës nga anëtarësia, shkruan Gazeta Metro.
SBAShK ka thënë se në ora 20:00, do të dalin me një konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për vendimin e tyre për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga ana e qeverisë.
Ata thonë se sot është afati i fundit që qeveria të reflektoj dhe të ekzekutohen pagat në të kundërtën, do të ndërmerren veprimet e radhës pas përfundimit të mbledhjes me anëtarësinë e që sipas burimeve të Gazetës Metro, kjo mbledhje online do përfundoi në ora 20:00.
Ndërkaq, sipas SBAShK’ut qeveria nuk ka qenë e gatshme të fillojë mësimi, pasi thonë se ka pasur mungesë të teksteve shkollore.
Duhet theksuar se edhe pas suspendimit të grevës, pagat nuk janë ekzekutuar nga qeveria për mësimdhënësit që kanë mbajtur grevë për realizimin e kërkesave të tyre, por që nuk u përfillen nga qeveria Kurti.
E në anën tjetër, qeverisë nuk po i bëhet vonë, ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të veprojnë sipas ligjit sa i përket kësaj çështjeje./gazetametro.net