Loading…

Mosekzekutimi i pagave, SBASHK’u: Do ta çojmë në Gjykatë këdo që e ka marrë vendimin

  • 04/10/2022 | 13:10

Mosekzekutimi i pagave, SBASHK’u: Do ta çojmë në Gjykatë këdo që e ka marrë vendimin

Ndonëse të premten kanë pritur që në llogaritë bankare të tyre të dalin pagat, mirëpo as sot, 4 tetor, mësimdhënësit që grevuan nuk e kanë marrë pagën për muajin shtator. Për të marrë këtë rrogë, si kusht po flitet se është kompensimi i orëve mësimore, për çka SBASHK-u javë më parë ka treguar që nuk do ta bëjë.


Për shkak të mosekzekutimit të pagave, kjo sindikatë pritet të çojë në Gjykatë këdo që e ka marrë vendimin për pagat e shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga SBASHK-u, i cili tha se kjo është cenim i të drejtave të punëtorëve.

“Është cenim i të drejtave të punëtorëve por njëkohësisht edhe shkelje e ligjeve ekzistuese në Kosovë në bazë të kërkesës që e kemi bërë, në rast se Qeveria na dërgon një vendim të marrë nga kushdoqoftë, atëherë ne do të nisim procedurat gjyqësore”, tha Ymeri për Gazetën Express.

Sipas tij vendimi për mosekzekutimin e pagave është tentim i Ministrisë së Financave që ta shkatërrojë anëtarësinë e SBASHK-ut.

“Veprimi për mos me i ekzekutu pagat për mësimdhënëst është një tentim i Ministrisë së Financave për ta shkatërruar anëtarësinë e SBASHK-ut”, deklaroi Ymeri.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë