Mosnjohja e Kosovës vjen për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë. Kjo është deklarata që ka dhënë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin gjatë një vizitë zytare në Tiranë.
“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësues të lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë”, ka thënë Klimkin.
Klimin në takim ka thënë se Ukraina nuk ka bllokuar përpjekjet e Kosovës, për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare.