Loading…

Mospajtime me menaxhmentin, moderatorja e njohur lë RTV21’shin

  • 05/05/2017 | 12:48

Mospajtime me menaxhmentin, moderatorja e njohur lë RTV21’shin

Gazetarja dhe moderatorja Besiana Krasniqi, ka braktisur punën në RTV21, pas disa viteve angazhim në këtë televizion.


Moderatorja e emisionit Argument Plus, ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marr pas mospajtimeve me menaxhmentin e televizionit.

Ky është njoftimi i saj:

Miq,

Tash e tre vjet jam mësuar që çdo të premte të paralajmëroj mysafirin tim në emisionin Argument plus, por sot dëshiroj të ju njoftoj se para disa ditëve kam vendosur të shkëpusë bashkëpunimin 10 vjeçar me RTV 21.

Vendimi erdhi pas mospajtimeve me menaxhmentin e këtij televizioni mbi parimet profesionale dhe kushtet e punës si dhe pakënaqësisë së akumuluar me vite me mënyren se si rridhnin gjërat.

Falenderoj shikuesit besnik të emisionit Argument plus, të cilët me vlerësimin e tyre më kanë bërë jo vetëm te ndihem mirë, por të vazhdoj të insistoj në profesionalizëm gjatë gjithë kësaj kohe.

Mendoj se pavarësht kushteve kam arritur që emisionin Argument plus në formatin e intervistës ta bëjē një prej intervistave më të ndjekura e më të cituara në Kosovë. Poashtu besoj se punën time si gazetare e redaktore gjatë këtyre 10 viteve e kam kryer me dinjitet të plotë moral e profesional.

Faleminderit për mbështetjen. Shihemi në projekte të tjera!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë