Loading…

Mot i mirë në javën e parë të tetorit, temperaturat deri në 24 gradë

  • 02/10/2022 | 13:32

Mot i mirë në javën e parë të tetorit, temperaturat deri në 24 gradë

Java e parë e tetorit do të karakterizohet me mot relativisht të qetë, gjatë ditës mund të ketë vranësira dhe mëngjeset mund të jenë rë freskëta dhe me mjegull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).


“Java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm ne stadete larta të Troposferës”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, këto temperatura do të jenë ideale për bujqit për mbjelljen e grurit pasi java e kaluar ishte e karakterizuar me reshje të mjaftueshme të shiut.

“Kushtet agrometeorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike ju mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit, sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë