Loading…

Mot i ndryshueshëm: Diell dhe shi, të enjten edhe borë

  • 28/01/2020 | 22:50

Mot i ndryshueshëm: Diell dhe shi, të enjten edhe borë

Fushat e presionit të ulët që po shtrihen mbi rajon, si dhe kalimi i një fronti të ftohtë mbi vend, do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm ditëve në vijim, me vransira të shtuara dhe intervale me diell. Priten kohëpaskohe edhe reshje shiu, e të enjten në mëngjes me mundësi për reshje të dobëta bore, shkruan Gazeta Metro.


Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse me kalimin e frontit të ftohtë do të depërtojnë përkohësisht masa të ftohta ajrore.

Qarkullimi i mjaftueshëm ajror që parashihet këto ditë, do të përmirësoj cilësinë e ajrit, ku vlerat do të zbresin në mesatare dhe të mira.

29.01.2020 – Mot i ndryshueshëm. Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e në vise malore priten reshje bore. Ditën vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu. Vende-vende mundësi edhe për bubullimë. Në mbrëmje më ftohtë, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe verilindja 4-11m/s. Indeksi UV: 1.

30.01.2020 – Herët në mëngjes vransira kalimtare, që mund të sjellin reshje lokale bore edhe përgjatë viseve të ulëta nga rrafshi i Kosovës, e vende-vende mundësi për shi të akullt. Ditën kryesisht kthjellët. Erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 2./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë