Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të premten për motin gjatë dy ditëve të fundit të javës ku udhëzon qytetarët që të i përshtaten kushteve mjedisore.
Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten.
Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës.