Loading…

Mot kryesisht i vranët të mërkurën

  • 13/10/2026 | 23:26

Mot kryesisht i vranët të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të theksuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës. Ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht deri në pjesën e parë të ditës, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet do të jenë në formë bore.


Gjatë ditës, vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi prej 20 deri në 46 km/h, ndërsa herë pas here pritet të jetë e fortë.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, më të theksuar në Rrafshin e Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17°C.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë